Flash News

POLITIKOFF

Pse unaza e Meghan Markle bëri më shumë bujë sesa fakti se ajo dhe Harry u zgjodhën si dyshja më me ndikim në botë

Pse unaza e Meghan Markle bëri më shumë bujë sesa fakti se

Pse unaza e Meghan Markle bëri më shumë bujë sesa fakti se ajo dhe Harry u zgjodhën si dyshja më me ndikim

Ish-çifti mbretëror, Meghan Markle dhe Princi Harry, janë zgjedhur si çifti më me ndikim nga "Time" në mesin e listës së përvitshme që revista bën me 100 personat më me ndikim në botë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TIME (@time)

Harry dhe Meghan pozuan për kopertinën e revistës "Time" në koordinimin e veshjeve bardh e zi të stiluar nga Nina dhe Clare Hallëorth. Por pavarësisht lajmit se ata konsiderohen si çifti më me ndikim në botë, bujë dhe vëmendje të madhe mori unaza që mbante Meghan Markle. Në dorën e saj të majtë, është vërejtur unazë rozë, pranë unazës së famshme me tre gurë.

Pse unaza e Meghan Markle bëri më shumë bujë sesa fakti se

E krijuar nga ari 14 karatësh dhe e modeluar me një diamant të vogël pranë një më të madhi, stili “përfaqëson një grua që mbështet një tjetër përmes një ‘pinky promise’”.

Ajo që është akoma më e veçantë lidhur me këtë unazë, është fakti që kompania prodhuese dhuron 50 për qind të fitimeve të saj për të financuar sipërmarrëset femra, me 11 kompani të financuara deri më sot.

“Misioni ynë në Shiffon është të mbyllim atë hendek gjinor, veçanërisht në sipërmarrje”, thuhet në një deklaratë në faqen e internet.

Të fundit