Flash News

POLITIKOFF

Psikologët shpjegojnë pse ndiheni të trishtuar gjatë periudhës së festave të fundvitit

Psikologët shpjegojnë pse ndiheni të trishtuar gjatë

Sapo vjen dhjetori, çdo gjë dekorohet për festat e fundvitit. Ka disa persona që mezi e presin këtë muaj, por ka edhe nga ata që nuk e pëlqejnë këtë atmosferë. Mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit që trishtoheni për Krishtlindje.

Psikologët shpjegojnë pse ndiheni të trishtuar gjatë

Fernando Azor, psikolog nga gabinetedepsicología.com, shpjegoi për Euroneës se si të përballoni këtë periudhë nëse nuk ju pëlqejnë festat:

Nuk është sëmundje

Psikologët shpjegojnë pse ndiheni të trishtuar gjatë

“Gjendja e dëshpëruar e Krishtlindjeve” nuk është një çrregullim psikologjik ose një sëmundje në vetvete. Megjithëse, simptomat e saj ekstreme mund të jenë shqetësuese: trishtimi, mungesa e oreksit dhe gjumit, ankthi. Në fakt një nga arsyet pse njerëzit trishtohen për Krishtlindje është kur mendojnë se edhe një tjetër vit iku dhe çfarë arritën gjatë vitit që po lënë pas?

Ju nuk i urreni Krishtlindjet

Psikologët shpjegojnë pse ndiheni të trishtuar gjatë

Në çdo situatë ju duhet të mendoni pozitivisht. Nëse nuk ju pëlqen atmosfera festive, atëherë mendoni se do të pushoni për disa ditë. Ju nuk i urreni festat, por me siguri mendoni shumë, gjatë kësaj periudhe. Mos i mbani për vete ndjenjat negative, flisni me dikë për shqetësimet që keni në sezon festash.

Kalojini Krishtlindjet siç dëshironi

Psikologët shpjegojnë pse ndiheni të trishtuar gjatë

Këshilla kryesore e Azorit për të "mbijetuar" në këto data është "normalizimi" i periudhës. "Mos luftoni Krishtlindjet" dhe mos harroni se nuk ka "nevojë për të riprodhuar" modelin e imponuar nga shoqëria, shtoi ai. Dikush mund të pranojë të gjitha klishet dhe "të jetojë përrallën e Krishtëlindjes", tha Azor, ose, si alternativë, të shohësh nuancat dhe të zgjedhësh të mos festosh në një mënyrë tradicionale.

Psikologët shpjegojnë pse ndiheni të trishtuar gjatë

Të fundit