Flash News

POLITIKOFF

Publikohen emrat që do të jenë anëtarë të jurisë së 'Festivalit të 60-të të Këngës' në RTSH

Publikohen emrat që do të jenë anëtarë të

Sonte do të jetë nata e parë e "Festivalit të Këngës" që do të transmetohet në RTSH dhe ashtu si çdo vit, do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Drejtimi artistik i është besuar  kantautorit Elton Deda, ndërsa prezantues janë Ardit Gjebrea, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Ndërkohë janë publikuar dhe emrat që do të jenë anëtarë të jurisë. Bëhet fjalë për:

Olti Curri
Rozana Radi
Anxhela Peristeri
Luan Zhegu
Agim Doçi
Anxhela Faber
Olsa Thaqi

Vetë Olti e ka konfirmuar këtë lajm, teksa e ka shpërndarë edhe në profilin e tij në Instagram.

Sonte do të jenë 20 këngët në konkurrim e ndërsa nata e dytë e festivalit i dedikohet nostalgjisë dhe në natën e tretë, me 29 dhjetor, do të shpallet fituesi, që do përfaqësojë Shqipërinë dhe në "Eurovizion 2022" në Itali.

Publikohen emrat që do të jenë anëtarë të

Të fundit