Flash News

POLITIKOFF

Publikohen pamje nga momenti kur Alec Baldwin qëlloi për vdekje kinematografen Halyna Hutchins

Publikohen pamje nga momenti kur Alec Baldwin qëlloi për vdekje

Zyrtarët e zbatimit të ligjit publikuan të hënën prova të reja në lidhje Alec Baldwin, i cili në tetor të vitit të kaluar e qëlloi për vdekje kinematografen Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”. Të dhënat e publikuara nga zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe përfshinin një video të hetuesve që informonin Baldwin brenda disa orësh pas të shtënave fatale, duke biseduar me të brenda një zyre kompakte.

Së fundmi në media u publikuan pamjet që tregojnë momentet e fundit të kineastes ndërsa mjekët tentonin t’i shpëtonin jetën. Videoja është publikuar nga “Mail Online” dhe tregon momentin kur mjekët i thonë kineastes: “Halina qëndro me ne!”.

Në një video tjetër të publikuar nga gazeta britanike, anëtarët e stafit, teknikët dhe aktorët – përfshirë Alec Baldëin, dëgjohen duke pyetur për gjendjen e saj shëndetësore.


Pamjet tronditëse nga momentet e fundit të 42-vjeçares janë regjistruar nga një kamera trupore dje janë publikuar dje nga zyra e sherifit të Santa Fe në New Mexico si pjesë e provave nga ngjarja fatale e 21 tetorit 2021. Në një fermë në periferi të Santa Fe më 21 tetor 2021, Alec e la të vdekur kinematografen Halyna Hutchins dhe të plagosur regjisorin Joel Souza.

Ata kishin qenë brenda një kishe të vogël gjatë vendosjes për xhirimet e një skene. Në një video të marrë nga policia më vonë atë ditë, Baldwin bëri disa telefonata të furishme ndërsa priste një takim me zyrtarët e zbatimit të ligjit.

“Nuk e keni idenë se sa e pabesueshme dhe sa e çuditshme është kjo”, thotë ai përmes telefonit. Byroja e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë të New Mexico javën e kaluar ka gjobitur me 124 mijë euro produksionin e filmit “Rust”.

Të fundit