Flash News

POLITIKOFF

Publikohet emaili që Meghan i ka dërguar Pallatit Mbretëror direkt pas zënkës me Kate Middleton

Publikohet emaili që Meghan i ka dërguar Pallatit Mbretëror

Pas dasmës së Meghan Markle dhe Princit Harry, tabloidët britanikë shkruajtën se Meghan ka bërë për të qarë Kate Middleton. Dhe pallati mbretëror nuk i mohoi apo pohoi kurrë këto zëra të medias britanike.

Por në intervistën që Meghan dha të dielën që lamë pas, tregoi se në fakt kishte ndodhur e kundërta, ishte Kate ajo që e kishte bërë për të qarë.

Publikohet emaili që Meghan i ka dërguar Pallatit Mbretëror

Së fundmi, burime për Harper's Bazaar bëjnë me dije se është publikuar pjesërisht një email që Meghan Markle ka dërguar ku sqaron institucionin se nuk ishte ajo që e bëri Kate Middleton për të qarë pak ditë para dasmës.

Në këtë email (të dërguar një prej ndihmësve të familjes), Meghan tregonte se familja mbretërore nuk kishte bërë asgjë për  të mohuar këtë thashethem të mediave britanike, edhe pse ishin në dijeni të së vërtetës.

Publikohet emaili që Meghan i ka dërguar Pallatit Mbretëror

Kur pallati i Kensington-it i kërkoi Meghan-it dhe Harry-it të firmosnin një deklaratë që thoshte se princ William nuk e ka bullizuar kurrë çiftin para se ata të hiqnin dorë nga titujt mbretërorë, Meghan iu përgjigj me këtë email:

"Meqë po flasim për të tilla deklarata atje jashtë, ndoshta pallati mbretëror mund të tregohet i drejtë rreth meje dhe të thotë se nuk e bëra Kate-in për të qarë,"-shkruhej në një pjesë të email-it.

Publikohet emaili që Meghan i ka dërguar Pallatit Mbretëror

Të fundit