Flash News

POLITIKOFF

Publikohet monitori i parë "240Hz 4K" i lojrave në botë

Publikohet monitori i parë "240Hz 4K" i lojrave në botë

Është publikuar linja e monitorëve të lojërave Odyssey të vitti 2022, G85NBdhe G75NB.

 G85NB - monitori i parë në botë i lojërave 240 Hz 4K - është i disponueshëm në një format 32 inç, duke ofruar cilësi super realiste të figurës, kohë reagimi të shpejtë dhe performancë premium.

“Samsung është i emocionuar të zbulojë monitorin më të shpejtë të lojrave 4K në botë për të hapur edhe më shumë mundësi dhe për të ofruar risi në treg, duke krijuar një përvojë të re," - tha Hyesung Ha, zëvendës Presidente Ekzekutivee Biznesit Visual Display në Samsung Electronics.

“Lojtarët në fund e dëshirojnë atë përvojë gjithëpërfshirëse në unitet me karakterin dhe skenën e tyre, dhe Odyssey e mundëson këtë me karakteristikat superiore dhe cilësinëe figurës që i dhuron emocion lojëtarëve.”

Publikohet monitori i parë "240Hz 4K" i lojrave në botë

Samsung zgjeron linjën e tij të monitorëve të lojrave Odyssey me Odyssey Neo G7 të ri, një monitor 32 inç 4K (3840 x 2160) me ofertë paneli VA të lakuar 1000R, një shpejtësi rifreskimi 165Hz dhe kohë përgjigjeje 1ms (GtG), duke ofruar një performancë premium.

Kjo performancë mundësohet nga shumë veçori të njejta si modeli Odyssey Neo G8, duke përfshirë AMD FreeSync Premium Pro, teknologjinë Quantum Mini LED, si dhe Quantum HDR 2000 me shkëlqim maksimal 2000 nit dhe një raport kontrasti statik million-to-one për një eksperiencë superiore që i fut lojtarët në botën virtuale të çdo loje që ata luajnë.

Publikohet monitori i parë "240Hz 4K" i lojrave në botë

Të fundit