Flash News

POLITIKOFF

Publikohet renditja e artistëve në ‘’Sunny Hill’’, ja kur performon Dua Lipa

Publikohet renditja e artistëve në ‘’Sunny

Kanë mbetur edhe pak ditë nga festivali Sunny Hill në Prishtinë. Teksa janë zbuluar 52 emrat e artistëve pjesëmarrës nga skena ndërkombëtare dhe ajo vendore, është zbuluar edhe renditja e performancave, në secilën prej katër ditëve të festivalit.

Në ditën e parë, datë 4, në festival do të performojë ikona e këtij organizimi, super ylli botëror, Dua Lipa.

Krahas Duas, në skenë do të ngjiten emra si: Elvana Gjata, Yll Limani, Kida, Sytë, Art Lokaj etj.

Ditën e dytë performojnë J balvin, Mahmood, Dhurata Dora, Azet&Zuna, Ghetto Geasy, Cozman, Onat, Emir Taha.

Ditën e tretë, datë 6, Skepta me AJ Tracey, MC Kresha & Lyrical Son, Ledri&Lumi B, Kamal, LLuni&Semi, Nush, Lekë e të tjerë emra.

Ditën e katërt, atë përmbyllëse performojnë Diplo, Regard, Burak Yeter, Romeo Blanco, Labi Ramaj, Jimpong, Art Haliti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)

Të fundit