Flash News

POLITIKOFF

Publikohet traileri i "House of Gucci". Lady Gaga urdhëron vrasjen: Mos gabo

Publikohet traileri i "House of Gucci". Lady Gaga urdhëron

"Ciao bella". Një trailer i ri i filmit "House of Gucci", me regji të Ridley Scott dhe me ikonën e muzikës pop fituese të Oscar-it, Lady Gaga në rolin e Patrizia Reggiani - ish-gruaja hakmarrëse e Maurizio Gucci - ka mbërritur, dhe është "molto bellissima".

"Ata i kishin të gjitha,"- thotë ajo në zë. "Pasuri, stil, fuqi: kush nuk do të vriste për këtë?"

Në përpjekjen e saj për të freskuar shtëpinë e modës, Patrizia përplaset kokën e kompanisë Aldo Gucci , që luhet nga Al Pacino, i cili këmbëngul se “Gucci është ajo që them unë se është.”

Ai më vonë i thotë Patrizias: “Kjo nuk është lojë femërore. Mos e harroni këtë.”

Por, Patrizia nuk ndalet dhe e çon skemën e saj në lartësi të reja, kur paguan një vrasës me pagesë për të vrarë Maurizion pasi të dy i dhanë fund martesës së tyre. Në një skenë nga traileri , Patrizia e paralajmëron ashpër vrasësin: “Mos gabo”.

Ky është trailer-i i dytë i filmit "House of Gucci".

Në filmin “House of Gucci” luajnë edhe Jeremy Irons, Jared Leto, Salma Hayek, Reeve Carney dhe Jack Huston. Regjisor është i famshmi Ridley Scott, i cili është bazuar në librin e Sara Gay Forden “The House of Gucci: A Sensational Story of Murder, Madness, Glamour and Greed”.

Të fundit