Flash News

POLITIKOFF

Punonjësit e Apple akuza të rënda për kompaninë: Përballemi me një model izolimi

Punonjësit e Apple akuza të rënda për kompaninë:

Disa punëtorë të Apple janë duke u organizuar për të luftuar kundër diskriminimit, racizmit dhe seksizmit brenda kompanisë dhe dështimit të departamenteve të menaxhimit për t'i adresuar ato, përmes një deklarate të rrallë publike mbi problemet brenda kompanisë.

Punonjësit e Apple akuza të rënda për kompaninë:

"Për shumë kohë, Apple i është shmangur shqyrtimit publik. Kur ne kërkojmë llogari dhe korrigjim ndaj padrejtësive të vazhdueshme që dëshmojmë ose përjetojmë në vendin e punës, ne përballemi me një model izolimi, degradimi dhe neglizhimi,” thanë punonjësit në një deklaratë publike.

Apple i ka kthyer përgjigje pretendimit të punëtoreve, teksa janë shprehur:

“Ne jemi dhe kemi qenë gjithmonë thellësisht të përkushtuar për krijimin dhe mirëmbajtjen e një vendi pozitiv pune dhe gjithëpërfshirës. Ne i marrim seriozisht të gjitha shqetësimet dhe hetojmë plotësisht sa herë që ngrihet një shqetësim dhe, për respekt të privatësisë së çdo individi të përfshirë, ne nuk diskutojmë çështje specifike të punonjësve.”

Të fundit