Flash News

POLITIKOFF

Puntata speciale e 'Shiko kush luan', më shumë "bullizim" ndaj Xhodës sesa lojëra dhe argëtime

Puntata speciale e 'Shiko kush luan', më shumë

Me datën 1 janar në Top Channel është transmetuar "Shiko kush luan" duke u zhvendosur një ditë para nga çfarë ishim mësuar ta shihnim zakonisht. Pra, jo të shtunën por të premten - për të nisur vitin e ri me emisionin e Luana Vjollcës.

Në këtë puntatë speciale, përveç kapitenëve të përhershëm - Florjan Binajt dhe Rezart Veleshnjës, ishte dhe aktori Irgen Çela që njihet ndryshe dhe si Xhoda. Irgei ishte ai që zëvendësoi Rezartin në disa puntata, për të cilin nuk dihen arsyet pse u largua por që u përfol se kishte ndodhur një zënkë mes tij dhe Luana Vjollcës.

Irgeni është një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar, por si duket në "Shiko kush luan" vetëm bullizohet, duke nisur nga Luana që është dhe moderatore e emisionit, nga Flori i cili luan disa role me të në "Portokalli" dhe pak më shumë nga Rezart Veleshnja. të paktën kështu është parë nga ndjekësit e "Shiko kush luan", të cilët komentojnë pafund që nuk është e drejtë mënyra sesi e trajtojnë Xhodën në emision dhe pse ky i fundit mundohet t`i marrë me sportivitet.

Ndjekësit, madje kërkojnë nga Luana që si autore duhet të ketë pjekuri skenike dhe jo protagonizëm ndaj vetes si dhe bullizim ndaj një prej aktorëve që asistoi kur emisioni po kalonte probleme për shkak të mungesës së Rezartit.

Më poshtë keni disa nga komentet e shkëputura nga emisioni në Youtube, teksa puntatën e plotë  dhe bullizimin ndaj Irgenit mund ta shihni në linkun më poshtë:

Puntata speciale e 'Shiko kush luan', më shumëPuntata speciale e 'Shiko kush luan', më shumëPuntata speciale e 'Shiko kush luan', më shumëPuntata speciale e 'Shiko kush luan', më shumëPuntata speciale e 'Shiko kush luan', më shumëPuntata speciale e 'Shiko kush luan', më shumëPuntata speciale e 'Shiko kush luan', më shumëPuntata speciale e 'Shiko kush luan', më shumëPuntata speciale e 'Shiko kush luan', më shumë

Të fundit