Flash News

POLITIKOFF

Pushimet po, por për sa kohë duhet të shkëputemi vërtet?

Pushimet po, por për sa kohë duhet të shkëputemi

Vera është koha ideale për pushime, por një pyetje që shumë prej nesh i bëjnë vetes është: Sa kohë duhet të zgjasë një pushim që të ndihemi realisht të çlodhur dhe të rikuperuar?

Sipas psikologëve dhe ekspertëve të mirëqenies, minimumi i nevojshëm për një shkëputje të vërtetë është 7 deri në 10 ditë. Kjo periudhë i jep trurit dhe trupit kohën e duhur për të kaluar nga gjendja e stresit dhe rutinës drejt një ritmi më të ngadaltë, më të qetë

Pushimet më të shkurtra, si fundjavat e zgjatura, ndihmojnë, por shpesh nuk mjaftojnë për një rilindje të plotë mendore dhe fizike. Nga ana tjetër, pushimet shumë të gjata (mbi 3 javë) mund të kthehen në stres nëse nuk planifikohen mirë ose nëse rikthimi në punë bëhet i vështirë.

Ekspertët këshillojnë që gjatë pushimeve të bëhet shkëputje e vërtetë, larg e-maileve, telefonatave dhe punëve të përditshme. Vetëm kështu, trupi dhe mendja mund të rilidhen me veten, natyrën dhe njerëzit që duam.

Pra, më mirë pak e saktë sesa gjatë e me stres. Pushimet janë për t’u çlodhur, jo për t’u lodhur ndryshe!

Të fundit