Flash News

POLITIKOFF

"Që ta merrni vesh njëherë e mirë", Arjola reagon për puthjen që i dha Ilirit

"Që ta merrni vesh njëherë e mirë", Arjola reagon

Pas daljes nga shtëpia, Arjola po përballet dhe me lajmet dhe komentet që janë bërë për të gjatë qëndrimit në shtëpi. E ftuar në emisionin "Ndryshe" në Top Albania Radio, Arjola ka treguar për eksperiencën e saj në 'Big Brother Vip Albania'.

Arjola tha se me Ilirin  ka krijuar një marrëdhënie të sinqertë që presin ta ruajnë edhe përtej përfundimit të këtij reality-show.

“Që ta merrni vesh të gjithë, Iliri dhe familja e Ilirit janë bërë me gocë 37 vjeçe, Sabiani është vëllai i Ilirit, unë jam motra. Unë mbështes Ilirin, sepse edhe Iliri më ka mbështetur mua. Kjo “Me ty deri ditën e fundit” është shprehja e Ilirit për mua. Ma ka thënë tre ditë pasi kam hyrë në shtëpi. Kemi pasur një marrëdhënie që erdhi duke u rritur natyralisht, pa sforcime. Një miqësi e sinqertë, e hapur. Puthja ishte një lojë, unë putha të gjithë gocat në buzë e nuk u bë nami, për Ilirin u bë nami. Se shqiptarët ashtu thonë, e puthi vëllain në buzë,”- tha ajo.

Të fundit