Flash News

POLITIKOFF

Qëllohet me thikë në koncert, ndërron jetë në spital reperi i njohur

Qëllohet me thikë në koncert, ndërron jetë në

21-vjeçari që u godit me thikë në Notting Hill Carnival është reperi Takayo Nembhard, i cili njihej edhe si TKorStretch. I riu nga Bristol, u sulmua në Ladbroke Grove rreth orës 20:00 të hënën. Policisë iu desh ta nxirrte reperin nga mesi i një turme të madhe njerëzish që e kishin rrethur për t'i ofruar ndihmën e parë.

Qëllohet me thikë në koncert, ndërron jetë në

Mësohet se i riu humbi jetën në spital, në Londrën Perëndimore, pasi kishte plagë të rënda.

Menaxheri i tij, Chris Patrick, tha se reperi shpejt do të bëhej baba, pasi e dashura e tij është shtatzanë.

Ishte një njeri vërtet i mirë dhe i respektueshëm, kalonte shumë kohë në Londër, por jetonte me prindërit e tij në Bristol. Ai më parë kishte qenë një futbollist gjysmë-profesionist derisa u lëndua”,- shtoi Patrick.

TKorStretch kishte gati 11 000 dëgjues mujor në Spotify. Një nga këngët e tij kishte grumbulluar më shumë se 300 000 shikime.

Të fundit