Flash News

POLITIKOFF

Qëlloi me shuplakë komedianin, Will Smith jep dorëheqje nga ‘Oscars’

Qëlloi me shuplakë komedianin, Will Smith jep dorëheqje nga

Aktori amerikan Will Smith ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Oscars pasi goditi në skenë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë së të dielës së kaluar.

“Veprimet e mia në prezantimin e 94-të të çmimeve Oscar ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme”, thuhet në deklaratën e tij.

Akademia tha se pranoi dorëheqjen dhe do të vijojw me procedurat disiplinore.

Smith e goditi me shuplakë komedianin Rock pasi ky i fundit bëri një shaka për kokën e rruar të gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

 Disa minuta më vonë ai fitoi çmimin për aktorin më të mirë në rolin e tij në filmin King Richard, ku Smith portretizoi babanë e tenisteve Venus dhe Serena Williams.

Dorëheqja e Smith, sipas Hollywood Reporter, nënkupton se ai  nuk mund të votojë mw për Oscars, por mund të nominohet në të ardhmen dhe të mbajë çmimin që ka fituar.

Të fundit