Flash News

POLITIKOFF

Qethi Bashën e reagoi Braçe, berberi i famshëm ka disa sugjerime dhe për Edi Ramën

Qethi Bashën e reagoi Braçe, berberi i famshëm ka disa

Para disa ditësh, i ftuar në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi, Xhimi Beqiri foli mbi përkujdesjen që meshkujt tregojnë ndaj imazhit të tyre.

Në fakt në sallonin e tij, përveç njerëzve të thjeshtë, shkojnë dhe shumë figura publike e politikanë. Ndër ta është dhe kreu i opozitës, kryedemokrati Lulzim Basha.

Postimi i tij në Instagram me Lulzim Bashën, mori vëmendjen e zëvendës kryeministrit Erjon Braçe, i cili komentoi dhe mori vëmendje të madhe në rrjet.

Ermali e pyet nëse pranojnë ata të dorëzohen tek ai kur vjen puna tek pamja e jashtme dhe Xhimi u përgjigj duke thënë se:

“Patjetër. Ata janë shumë të thjeshtë, shumë paqësor, shumë komunikueshëm, qytetarë."

Ermali sërish e pyet nëse “Z.Basha i tha bëj çtë duash”?

“Jo bëj ç’të duash nuk tha por në dorën time përfundoi. Domethënë çfarë diskutova dhe mendova ajo u realizua në fund”. 

Ermali po ashtu e “ngacmoi” Xhimin edhe për komentin që Z. Braçe kishte bërë në status. Ai e pyet se “Si ndjehesh kur je në vorbullën e mediave sociale”?  Xhimi tha se “unë i marr me humor”.   

Karantina solli ndryshime edhe në imazhin e shumë figurave politike në vend, ndaj në Kryeministri mjekra u bë kryefjalë. Ermali e pyet Xhimin nëse ia doli të fusë më shumë në mode mbajtjen e saj. 

“I sugjeroj më të mirën e mundshme sepse një mjekër është një aksesor. Të gjithë e duan modernen por në bazë të pozicionit të punës duhet të luajmë me moderne-sportive”.

Ai e pyet konkretisht për Edi Ramën nëse duhet ta mbaj apo ta heqë mjekrën.

Xhimi sugjeron për kryeministrin kurim të saj dhe që ta rrisë edhe pak.

Të fundit