Flash News

POLITIKOFF

Racizmi i anglezëve ndaj tre futbollistëve që humbën mbrëmë penalltinë, Princi William: Jam i neveritur

Racizmi i anglezëve ndaj tre futbollistëve që humbën

Mbrëmë, Anglia humbi Europianin për shkak të tre penalltive që nuk u shënuan nga tre lojtarë të kësaj skuadre, konkretisht: Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka.

Pas humbjes, ata u bënë "tabelë qitjeje" për komentuesit në rrjetet sociale dhe anglezët vërshuan me komente fyese dhe raciste për shkak të origjinës së tyre.

Lidhur me këto komente raciste ka pasur reagime të shumta, ku ndër ta ka qenë dhe ai i Princirt William teksa përmes një postimi në Twitter është shprehur duke thënë se është i neveritur nga gjithë ky lum komentesh fyese dhe negative.

“Jam i neveritur nga abuzimi racist i drejtuar lojëtarëve të Anglisë pas ndeshjes së djeshme. Është totalisht e papranueshme që lojtarët duhet të durojnë këtë sjellje të papranueshme. Duhet të ndalojë tani dhe të gjithë personat që janë përfshirë në të duhet të mbajnë përgjegjësi.”

Nga ana tjetër, Shoqata e Futbollit ka denoncuar një sjellje të tillë duke thënë se është tmerruar nga racizmi në internet kundër tre lojtarëve.

“Ne nuk mund të ishim më të qartë se dikush që qëndron pas një sjellje të tillë të neveritshme. Nuk është i mirëpritur në ndjekjen e ekipit. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur lojtarët e prekur ndërsa nxisim dënimet më të ashpra të mundshme për cilindo përgjegjës”,- thuhet në deklaratën e shoqatës.

Të fundit