Flash News

POLITIKOFF

Rama "komshi" me Di Caprion: Na lidh mbrojtja e Vjosës

Rama "komshi" me Di Caprion: Na lidh mbrojtja e Vjosës

Që nga e hëna, kryeministri Edi Rama ndodhet në Glasgow të Skocisë për samitin e OKB-së për klimën dhe ngrohjen globale.

Në samitin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ndodhen krerë të shteteve nga e gjithë bota, por jo vetëm, pasi marrin pjesë edhe aktivistë të shumtë.

Një ndër ta është edhe aktori i Hollywood-it, Leonardo di Caprio - i cili njihet edhe për aktivizmin e tij ndaj natyrës dhe botës së gjallë.

Rama nuk e ka humbur "shansin" të takojë dhe aktorin me famë botërore, që njihet edhe për role të shumta në filma ikonikë. Por ai ka dhe një lidhje të veçantë me Shqipërinë, pasi ai ka qenë një zë i fortë për mbrojtjen e  lumit Vjosa, duke kundërshtuar ndërtimin e një HEC-i aty.

Rama "komshi" me Di Caprion: Na lidh mbrojtja e Vjosës

Në këtë samit, Leonardo di Caprio mesa duket ishte vendosur nga organizatorët pranë Kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe ai e ka takuar atë, teksa shkruan krahas fotos që ka postuar në Instagram me aktorin:

“Kur je komshi me Leonardo di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

 

Të fundit