Flash News

POLITIKOFF

Ramë Lahaj humb mamanë dy orë para koncertit ne Prishtinë, tenori nuk e anulon koncertin

Ramë Lahaj humb mamanë dy orë para koncertit ne Prishtinë,

Tenori i njohur shqiptar të Operas Ramë Lahaj ka humbur të ëmën vetëm 2 orë para një koncerti të madh që do zhvillonte në Prishtinë.

Pavarësisht ngjarjes Lahaj nuk e anuloi koncertin, por ka performuar vetëm pak nga ajo që kishte planifikuar dhe më pas i ka kërkuar ndjesë spektatorëve dhe është larguar.

“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As një e treta e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, ka deklaruar tenori para tyre.

Lahaj ua kishte ofruar njerëzve biletën pa pagesë në koncert, për shkak të interesit të madh dhe dyndjes së tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????? (@ramelahaj)

Të fundit