Flash News

POLITIKOFF

Reagimi "injorues" i Billie Eilish kur sheh Jennifer Lopez bëhet viral në rrjetet sociale

Reagimi "injorues" i Billie Eilish kur sheh Jennifer Lopez bëhet

Shfaqja e papritur e Jennifer Lopez në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të MTV Video Music Aëards ka surprizuar jo pak të pranishmit por edhe fansat nga ekrani. Por sipas përdoruesve të Twitter apo platformave të tjera sociale, një person nuk ka qenë shumë i kënaqur apo i emocionuar.

Bëhet fjalë për këngëtaren Billie Eilish, reagimi i së cilës është bërë viral në rrjetet sociale, kryesisht në Twitter.

Reagimi "injorues" i Billie Eilish kur sheh Jennifer Lopez bëhet

Përdoruesit e këtij aplikacioni kanë hedhur menjëherë videon duke e shoqëruar me batuta të pafundme, si:

"As Billie Eilish nuk e njeh gjithashtu" (duke iu referuar deklaratës së famshme të Mariah Carey, e cila tha se nuk e njeh kush është Jennifer Lopez).

Një reagim tjetër ishte:

"JLO futet në dhomë"
Billie Eilish:
(dhe këtu postojnë me video reagimin e saj epik).

Në fakt nuk dihet nëse ky reagim ka qenë i qëllimshëm nga këngëtarja e re, pasi kujtojmë se madje Jennifer Lopez ka postuar një foto me Billie-n, ku ajo dhe vajza e saj Emma e përqafojnë dhe nga përshkrimi duket se vajza e JLO është një fanse e zjarrtë e Billie.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Të fundit