Flash News

POLITIKOFF

Reagon për herë të parë motra e kineastes që u vra aksidentalisht nga aktori amerikan Alec Baldwin

Reagon për herë të parë motra e kineastes që u vra

Vrasja aksidentale e kineastes Halyna Hutchins dhe plagosjes së regjisorit Joel Souza nga aktori Alec Baldwin, është ende një ngjarje e shumë komentuar dhe e rëndë. Vetë aktori është në gjendje shoku dhe ka hequr dorë nga të gjitha projektet kinematografike për të marrë veten.

Për herë të parë ka reaguar dhe motra e kineastes, e cila ka shprehur gjithë dhimbjen që po përjeton.

“Nuk mund ta kuptoj vdekjen e saj. E doja shumë; isha shumë krenare për të dhe ajo ishte modeli im. Ne ishim gjithmonë të afërta dhe ishim në kontakt, pavarësisht distancës. Kjo humbje është një pikëllim i madh për familjen tonë dhe unë shoh se sa e vështirë është për prindërit tanë. Shpresoj se koha do të lehtësojë dhimbjen tonë. Vendosmëria e saj u admirua nga shumë njerëz. Martesa dhe marrëdhënia e saj me bashkëshortin është një shembull për t’u ndjekur, pa grindje apo skandale. Ishte dashuri e vërtetë, djali i tyre i bukur, është dëshmi e kësaj, një djalë i shkëlqyeshëm”, tha motra më e vogël e Hutchins, Svetlana Androsovych.

Të fundit