Flash News

POLITIKOFF

Refuzoi të bënte testin e alkoolit, çfarë e çoi Justin Timberlake në pranga

Refuzoi të bënte testin e alkoolit, çfarë e çoi

Këngëtari Justin Timberlake u arrestua pasi u kap duke i dhënë makinës në gjendje të dehur në Hamptons. Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e së hënës në Sag Harbor, Nju Jork.

Mësohet se Justin refuzoi të bënte testin e alkoolit tre herë duke pretenduar se kishte pirë vetëm një gotë Martini. Akuzat e ngritura ndaj tij kanë të bëjnë me dy shkelje. Fillimisht këngëtari nuk është ndalur në një tabelë STOP, e për më tepër ka qenë në anën e kundërt të autostradës.

Fotot e tij të fundit teksa del nga Gjykata i prangosur po bëjnë xhiron e rrjetit. 43-vjeçari ka dy koncerte të planifikuara në Çikago këtë javë, pasuar nga paraqitjet në Madison Square Garden në Nju Jork në ditët në vijim por nuk dihet ende nëse këto evente do të shtyhen apo jo.

Të fundit