Flash News

POLITIKOFF

Refuzon vaksinën për shkak të sëmundjes që vuan, grupi Offspring largon bateristin

Refuzon vaksinën për shkak të sëmundjes që vuan, grupi

Grupi amerikan Offspring ka vendosur që të largojë momentalisht bateristin e grupit, Pete Parada, pasi ai ka vendosur që të mos vaksinohet për Covid-19.

Refuzon vaksinën për shkak të sëmundjes që vuan, grupi

Nëpërmjet një postimi në Instagram, pjesëtari i Offspring që nga viti 2007, bëri me dije se vuan nga sindroma Guillain-Barrè, një sëmundje e sistemit nervor, dhe për këtë arsye nuk mund të vaksinohet.

Refuzon vaksinën për shkak të sëmundjes që vuan, grupi

“Për njerëzit si unë, rreziqet e vaksinës janë më të mëdha sesa të mirat. Unë e kam kaluar lehtë koronavirusin dhe jam i sigurtë që mund ta kaloj sërish pa problem. Por, sëmundjes që kam që kur isha fëmijë, nuk i mbijetoj dot nëse përkeqësohet. Duke qenë se nuk mund ta përmbush dot detyrimin e vendosur nga industria muzikore, kemi vendosur që nuk është e sigurt që unë të bëj turne me grupin nëpër botë”, shkruan bateristi në Instagram./A2

Grupi Offspring, që publikoi në prillin e këtij viti albumin e ri “Let the Bad Times Roll”, nuk ka komentuar ende mbi këtë çështje.

Të fundit