Flash News

POLITIKOFF

Regjisori i BBV ngre dyshimet se Donaldi dhe Iliri mund të jenë në nominim sot

Regjisori i BBV ngre dyshimet se Donaldi dhe Iliri mund të jenë

Dy banorët më të fortë për momentin në Big Brother Vip janë Donaldi dhe Iliri. Megjithatë, për shkak dhe të 'fanbase' që ka jashtë, Donaldi është më favorit sepse fansat e tij janë të rinj, të cilët po ashtu janë shumë aktiv në rrjetet sociale. Më shumë sesa ata të Ilirit, të cilët janë po ashtu dhe në Itali - ku edhe nuk lejohet të votojnë.

Pas debatit të së premtes, gjatë mbrëmjes pas prime-t, Iliri vazhdimisht ka kërkuar që të dalë në nominim me Donaldin.

Mbrëmë, regjisori i Big Brother Vip, Eduart Grishaj, ka bërë një story në Instagram ku shkruan:

"Nëse do dilnin bashkë në nominim, kush do të dilte nga shtëpia?"

Në këtë sondazh në Instastory, Iliri ka marrë 74%, teksa Donaldi vetëm 26%.  Por sigurisht votuesit në Instagram nuk janë të barazvlefshëm me ata që votojnë nga telefoni. Gjithashtu, në Facebook, Iliri ka fansa më të shumtë.

Regjisori i BBV ngre dyshimet se Donaldi dhe Iliri mund të jenë

Të fundit