Flash News

POLITIKOFF

Rekordet e “Big Brother Vip”, flet regjisori Eduart Grishaj: Është votuar si kurrë më parë

Rekordet e “Big Brother Vip”, flet regjisori Eduart Grishaj:

"Pasò” sportive ishte shumë dinamik sot. Përveç sportit, u diskutua sigurisht edhe për “Big Brother VIP”  që onte ka natën finale.

Nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë regjisori i “Big Brother VIP”, Eduart Grishaj që ka folur për shumë detaje lidhur me spektaklin e sotëm. Ai ka treguar se finalja e sotme do të jetë e paharrueshme me kuptimin e plotë të fjalës jo vetëm për shkak të emocioneve të finales por edhe për shkak të risive.

"Po bëhemi gati për një super finale. Me shumë risi. Asnjëherë nuk ka ndodhur që të xhirohet me këtë risi. 5 regji të cilat komandohen nga unë dhe nga regjia kryesore. Plot 32 kamera, pa llogaritur edhe 115 kamerat e shtëpisë të cilat ndodhen në çdo cep."

Grishaj ka zbuluar se përveç risisë së teknologjisë ka pasur gjithashtu edhe rekorde të reja.

"Siç nuk është xhiruar kurrë më parë dhe siç nuk është votuar kurrë më parë. Është votuar pafundësisht, me qindra dhe me mijëra mesazhe. I gjithë spektakli ka qenë si sistemi VAR. Do të jetë një mbrëmje shumë madhështore, do të zgjasë deri vonë. Nuk ka njeri që fle gjumë sonte."

Duke qenë se përveç emisioneve Eduarti si regjisor merret edhe me filma, kur u pyet se me cilin nga banorët do të kishte dëshirë të punonte, ai u shpreh se:

"Ata janë 4 kampionë tani, 4 finalistë. Do të kisha dëshirë që të punoja me të katërt."

Të fundit