Flash News

POLITIKOFF

Reperi "Drakeo the Ruler" ndërron jetë në moshën 28-vjeçare pasi u godit me thikë në një festival muzikor

Reperi "Drakeo the Ruler" ndërron jetë në moshën

"Drakeo the Ruler", reperi i njohur nga Los Angeles, ka vdekur pas një sulmi me thikë të raportuar në një festival muzikor. Përfaqësuesi i tij për shtyp e konfirmoi vdekjen e tij për 'Guardian', por nuk dha detaje të mëtejshme.

Reperi "Drakeo the Ruler" ndërron jetë në moshën

28-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Darrell Caldwell, ishte planifikuar të performonte në festivalin "Once Upon a Time" në Los Angeles. Një burim duke folur për LA Times tha se Caldwell ishte sulmuar në vendin e festivalit nga një grup njerëzish të shtunën në mbrëmje. Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ku më pas ndërroi jetë.

Promotori i festivalit, Live Nation, tha: “Kishte një sherr në prapaskenë të rrugës. Nga respekti për të përfshirët dhe në koordinim me autoritetet lokale, artistët dhe organizatorët vendosën të mos ecin përpara me setet e mbetura, kështu që festivali u mbyll një orë më herët.” Një set nga Snoop Dogg u anulua.

Të fundit