Flash News

POLITIKOFF

Reperi Gjiko nuk do që të ketë më fëmijë për shkak të shtetit ku jeton

Reperi Gjiko nuk do që të ketë më fëmijë për

Reperi Gjiko ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin ‘NIN’ me Alaudin Hamitin në Klan Kosova.

Gjiko është pyetur rreth fëmijës së dyte dhe ai ka treguar se e kanë një emër tashmë për të voglën e tyre por që nuk duan ta tregojnë ende. Po ashtu reperi shqiptar nga Kosova, ka thënë se ndonëse fëmija tjetër ka qenë shumë i dëshiruar pasi ai ka pasur vetëm vëllezër, nuk ka qenë një shtatzëni e planifikuar.

Por sa fëmijë dëshiron Gjiko?

 “Nuk e di për familjen e madhe. Si të jetë e shkruar. Unë duke e ditur që jemi në një shtet jo shumë të qëndrueshëm, më mirë rrit dy fëmijë si duhet, se sa rrit 5 dhe të pestë nga pak, pavarësisht se thonë se secili ka fatin e vetë, por e shohim se dimë. Unë për vete si prind jam shumë i plotësuar me një djalë dhe vajzë, por më tutje e shohim”.

Të fundit