Flash News

POLITIKOFF

Reperi i famshëm i viteve ’90 ndahet nga jeta në mënyrë të papritur

Reperi i famshëm i viteve ’90 ndahet nga jeta në

Reperi Coolio - emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr. - u nda nga jeta të mërkurën në moshën 59-vjeçare, sipas TMZ. Menaxheri i Coolio, Jarez, tha për median se reperi ishte në shtëpinë e një miku të tij në Los Anxhelos kur u ngrit për të shkuar në banjë. Kur ai nuk po kthehej pas një kohe të arsyeshme, shoku thuhet se i thirri - por nuk mori përgjigje.

Reperi i famshëm i viteve ’90 ndahet nga jeta në

I shqetësuar, miku hyri në banjë dhe e gjeti Coolio-n në dysheme. Mjekët u thirrën menjëherë, rreth orës 16:00 me kohën lokale. Pas një arresti të dyshuar kardiak, Coolio u shpall i vdekur në vendngjarje. Megjithatë, shkaku zyrtar i vdekjes është ende në pritje.

Reperi i famshëm i viteve ’90 ndahet nga jeta në

Reperi - i cili e filloi karrierën e tij në vitet '80 - u bë i famshëm në vitin 1995 pas publikimit të "Gangsta's Paradise", këngë që u shfaq në filmin "Dangerous Minds" dhe i dha atij çmimin Grammy në vitin 1996 për performancën më të mirë të repit solo.

Reperi i famshëm i viteve ’90 ndahet nga jeta në

Vdekja e tij vjen vetëm katër ditë pasi ai postoi në Instagram performancën e tij të fundit në Teksas, ku shumë nga fansat ndanë ngushëllimet e tyre.Ai la pas gjashtë fëmijët e tij dhe ish-bashkëshorten, Josefa Salina, me të cilën u martua në vitin 1996. Ish-çifti u nda katër vjet më vonë.

Të fundit