Flash News

POLITIKOFF

Reperi i njohur bën gjestin human për festat e fundvitit, dhuron mijëra euro për familjet në nevojë

Reperi i njohur bën gjestin human për festat e fundvitit, dhuron

Reperi i njohur italian Fedez ka vendosur të bëjë bamirësi për familjet në nevojë të cilat nuk kanë mundësi për të festuar Krishtlindjet prej situatës së pandemisë.

Sëbashku me bashkëshorten e tij, Fedez ka shpërndarë mijera euro duke shpjeguar në Instagram se të gjithë duhet t'i festojnë Krishlindjet.

Mediat italiane bëjnë me dije se reperi kishte zgjedhur që të ndihmonte një motorist, një burrë të pastrehë, një artist, një kamarier dhe një vullnetar që punonte me ambulancat.

“Paratë u dhuruan nga ndjekësit e mi në kanalin e Twitch. Ata zgjodhën kategoritë sociale që donim të mbështesnim, ata të cilët po vuajnë më shumë efektet e krizës për shkak të pandemisë së koronavirusit. Na u deshën tre orë për të gjetur njerëzit e duhur, por ishte  gjë e bukur”, tha Fedez në Instagram.  

Të fundit