Flash News

POLITIKOFF

Reperja Gangsta Boo ndërron jetë nga mbidoza pasi vëllau i saj përfundoi në spital

Reperja Gangsta Boo ndërron jetë nga mbidoza pasi vëllau i saj

Gangsta Boo ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Ish-anëtarja e “Three 6 Mafia” u gjet e vdekur të dielën pasi vëllau i saj u shtrua në spital nga mbidoza. Kjo duket të ketë qenë arsyeja edhe për vdekje e artistes.

Dyshohet se një substancë e lidhur me fentanil është përgjegjëse për vdekjen e Gangsta Boo, por policia ka nisur një hetim zyrtar.

Një autopsi, pasi të përfundojë, përfundimisht do të zbulojë shkakun zyrtar të vdekjes së saj.
Lola Mitchell, reperja e “Stay Fly” u gjet e vdekur rreth orës 16:00. Publicistja e saj nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare, por ajo e konfirmoi lajmin në Story-n e saj në Instagram me një seri homazhesh, duke përfshirë mesazhin e fundit të drejtpërdrejtë të Gangsta Boo për të.

Të fundit