Flash News

POLITIKOFF

Reperja Nicki Minaj publikon për herë të parë foto të djalit të saj

Reperja Nicki Minaj publikon për herë të parë foto të
Nicki Minaj

Reperja Nicki Minaj në shtator të vitit që lamë pas solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë. Ajo është treguar shumë e rezervuar gjithë këto kohë, duke mos publikuar asnjë foto të vogëlushit.

Mirëpo me rastin e Vitit të Ri ajo ka vendosur të nxjerrë për herë të parë foto të djalit. Nicki nuk është rezervuar fare dhe ka postuar 6 foto nga momentet më të bukura me të birin.

“Papa Bear shumë faleminderit që më zgjodhe mua të jem nëna jote. Ju uroj të gjithëve një vit të ri të lumtur dhe me prosperitet. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim. Do të thotë shumë dashuri për mua. Të jem nënë është deri më tani puna më përmbushëse që kam bërë ndonjëherë. Dashuri për të gjitha nënat heorina. Përqafime të mëdha për të gjitha gratë që kanë qenë shtatzënë gjatë kësaj kohe sfiduese”, ka shkruar Nicki.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barbie (@nickiminaj)

Të fundit