Flash News

POLITIKOFF

Rezart Veleshnja rikthehet në "Shiko kush luan"

Rezart Veleshnja rikthehet në "Shiko kush luan"

Mungesa e Rezart Veleshnjës si kapiten i emisionit “Shiko kush luan” këto tre puntatat e fundit, ka bërë shumë bujë në media. Në fillim sipas "Dosja.al" raportoi se aktori Veleshnja ka pasur një debat të fortë me autoren dhe moderatoren, Luana Vjollca dhe kjo e fundit e kishte detyruar të largohej nga emisioni.

Këto thashetheme, Veleshnja i hodhi poshtë përmes një postim në “Instastory”, duke treguar se në fakt ka qenë i zënë dhe për këtë arsye është larguar.

Sot ka qenë i ftuar në “Ëake Up” ku dhe ka treguar më shumë detaje për situatën e krijuar:

“Kam qenë shumë i zënë me “Portokalli” dhe kam pasur dhe disa punë të miat private dhe për këtë gjë kishte një zëvendësim, por kjo nuk do të thotë që unë ika se nuk kishte asnjë deklaratë nga ana ime. Ai emision ka pasur probleme në regjistrim. Një njeri që zihet nuk vazhdon më punë, në Top Channel nuk ka njerëz që zihen, shumë rrallë ndodh se sigurisht që ka konflikte dhe ti nuk mund të bësh çfarë të duash. Institucioni ka dhe drejtim, se Top Channel nuk është han me dy porta. Luana është punëtore, e kuptueshme, solidare dhe nuk krijon problem”.

E ndërsa sot ai ka publikuar momente nga regjistrimi i puntatës së radhës të “Shiko kush luan”.

 

Rezart Veleshnja rikthehet në "Shiko kush luan"Rezart Veleshnja rikthehet në "Shiko kush luan"Rezart Veleshnja rikthehet në "Shiko kush luan"Rezart Veleshnja rikthehet në "Shiko kush luan"

Të fundit