Flash News

POLITIKOFF

Rezart Veleshnja thumbon Fjoralba Ponarin: Iku koha e vlerave, është koha e antivlerave dhe e...

Rezart Veleshnja thumbon Fjoralba Ponarin: Iku koha e vlerave, është

Fjoralba Ponari si moderatore e "Portokalli" është pritur mjaft mirë nga publiku dhe ka arritur ta përmbyllë me sukses sezonin e parë si moderatore e spektaklit të humorit.

Por mesa duket, nuk ka rezultuar kështu për një prej aktorëve të "Portokallisë", i cili në përgjithësi shpreh pakënaqësi për gjithçka.

Bëhet fjalë për Rezart Veleshnjën, i cili përmes disa postimeve në Instastory ka ngritur vlerat e dy moderatoreve të mëparshme, Xhemit dhe Enedës, duke dashur të bëjë krahasime me moderatoren aktuale, Fjoralbën, dhe pse në fakt nuk i përmend emrin, por kjo nënkuptohet.

"Iku koha e velrave, është koha e antivlerave Aktori shkruan se Eneda dhe Xhemi kishin vlera e se tani ka ardhur koha e antivlerave dhe nuk e përfundon fjalinë duke shkruar:

dhe e..."

Veleshnja ka postuar një tjetër foto të Xhemit, ku shkruan: “E pazëvendësueshme, profesioniste dhe mall për ty”.

Vetë Fjoralba nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këtë situatë të krijuar nga Rezart Veleshnja.

Rezart Veleshnja thumbon Fjoralba Ponarin: Iku koha e vlerave, ështëRezart Veleshnja thumbon Fjoralba Ponarin: Iku koha e vlerave, është

Të fundit