Flash News

POLITIKOFF

Rezarta Shkurta dedikim për Nexhmije Hoxhën: Nuk e njoh politikën, të njoha ty si gjyshe

Rezarta Shkurta dedikim për Nexhmije Hoxhën: Nuk e njoh

Pavarësisht se shpesh herë është komentuar negativisht për postimet që këngëtarja bën për gjyshen e bashkëshortit të saj, Nexhmije Hoxhën, ajo nuk është ndikuar aspak nga opinioni publik.

Rezarta Shkurta vazhdon ta kujtojë me nostalgji dhe thotë se ajo ka qenë si një gjyshe për të. Përmes një postimi në Instagram, Rezarta Shkurta ka rikthyer një postim të vjetër - një video që ka publikuar me 26 mars 2020, ditën e vdekjes së gruas së diktatorit Enver Hoxha.

Rezarta shkruan se Nexhmije Hoxhën e ka njohur si gjyshe dhe jo si politikane.

“Tek po bëja scroll postimeve, më doli para kjo video dhe ndjeva mallëngjim. Në fëmijërinë time, gjyshërit nga babi nuk arrita t’i njoh. Gjyshen nga mami e humba kur isha e vogël. Ti ishe e vetmja shëmbëlltyrë e gjyshes për mua. Unë nuk e njoh politikën, e nuk dua ta njoh. Unë të njoha ty si një gjyshe të mençur, që të gjeja duke  shkruar, dhe të lija sërish me penë në dorë”, ka shkruar Shkurta përmbi video.

Rezarta Shkurta dedikim për Nexhmije Hoxhën: Nuk e njoh

Të fundit