Flash News

POLITIKOFF

Rihanna bën ndryshim drastik në pamje

Rihanna bën ndryshim drastik në pamje

Rihanna u fotografua teksa shkonte në një takim biznesi në Santa Monica, Kaliforni, duke u shfaqur me një prerje të re flokësh. Ajo kishte veshur një xhaketë sportive të zezë mbi një triko të zezë, xhinse të gjera blu dhe një palë këpucë Gucci në ngjyrë të zezë dhe të bardhë.

Rihanna e kompletoi look-un e saj me një çantë të vogël drejtkëndëshe, bizhuteri diamanti dhe një palë syze dielli reflektuese, të cilat i mbante sipër kokës. Pamja e re e themelueses së Fenty Beauty vjen vetëm disa javë pasi njoftoi se po zgjeronte perandorinë e saj në dyqanet Sephora në Kinë.

Pamja e Rihanna-s është dukshëm e ndryshme nga herët e fundit që e pamë teksa ajo po largohej nga ceremonia para dasmës së djalit të Mukesh Ambani në Indi me një çantë swag dhe të paktën 6 milionë dollarë për performancën e saj në ditën e veçantë.

Rihanna bën ndryshim drastik në pamje

Të fundit