Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Rihanna flet për performancën e saj në “Super Bowl”: Jam nervoze, por e emocionuar
Lajmi se Rihanna do të performojë në edicionin e vitit 2023 në “Super Bowl” ka gëzuar pafund dhe emocionuar fansat e saj. E emocionuar për këtë eksperiencë duket të jetë edhe vet ylli i muzikës.
Ajo ka folur për herë të parë pas lajmit dhe u kap në rrugë nga TMZ. Ndërsa ajo u përpoq të mos binte në sy duke mbajtur syze dielli të trasha të zeza dhe flokët e saj të krehura drejt fytyrës, TMZ e kapi atë në parking.
Kur u pyet se si u ndje për performancën në shfaqjen e pjesës së parë të “Super Bowl”, këngëtarja e “Diamonds” u përgjigj: “Jam nervoze, por jam e emocionuar”. Më pas intervistuesi pyeti se kë mund të sillte si tw ftuar speciale, por këngëtarja e “Umbrella” thjesht ngriti supet.