POLITIKOFF

Rihanna mund të ketë gëzuar fansat më shumë se kurrë me lajmin që dha

Rihanna mund të ketë gëzuar fansat më shumë se

Rihanna ka kohë relativisht të gjatë që nuk po prodhon më muzikë dhe fansat janë shumë "të etur" ta dëgjojnë sërish të preferuarën e tyre me prjekte të reja muzikore.

Albumi i saj i fundit ishte "Anti" që u publikua në vitin 2016dhe fansat vazhdimisht kanë kërkuar që ajo të publikojë sërish muzikë.

Këngëtarja ka paralajmëruar se muzika e saj e re do të tingëllojë shumë më ndryshe nga projektet e saj të mëparshme.

“Çfarëdo që dini për Rihanna -n nuk do të jetë ajo që dëgjoni,” tha këngëtarja. “Unë vërtet po eksperimentoj. Muzika është si moda. Duhet të jeni në gjendje të luani. Duhet të jem në gjendje të vesh çfarë të dua. Unë e trajtoj muzikën në të njëjtën mënyrë. Kështu që unë jam duke u argëtuar dhe do të jetë krejtësisht ndryshe”.

Rihanna nuk ka njoftuar ende një datë të publikimit të albumit të saj të ri, por muzika luan një rol të madh në ngjarjen e saj Savage X Fenty.

“Unë bëj modë një ditë, të brendshme ditën tjetër, bukurinë tjetër, pastaj muzikën tjetër”, – ka thënë Rihanna për Sarah Paulson për Interview Magazine.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Të fundit