Flash News

POLITIKOFF

Rihanna tregon nëse është shtatzënë apo jo

Rihanna tregon nëse është shtatzënë apo jo

Pak ditë më parë, kur Rihanna u shpall heroinë kombëtare në inaugurimin e Barbadosit si republikë, në rrjete sociale qarkulluan thashetheme që ajo është shtatzënë, edhe për shkak të fustanit që kishte veshur.

Mirëpo, thuhet se artistja ka reaguar në lidhje me thashethemet e fundit. Ajo i është përgjigjur një mesazhi të një ndjekësit në Instagram, mesazh ky që është shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale.

Rihanna tregon nëse është shtatzënë apo jo

Ndjekësja i shkruante si vijon: “A mund të vij në festën e foshnjës? E vërtetë apo jo, foshnjat e tua do të jenë shumë të bukura. Më vjen keq që të gjithë po merren me mitrën tënde”.

Këtij mesazhi i është përgjigjur vetë artistja duke kthyer përgjigje: “Haaa! Mjaaft! Ti nuk erdhe në 10 festat e mia të foshnjës! Ju më lini shtatzënë çdo vit dreqi ta marrë”. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jen (@mis.jaye)

Të fundit