Flash News

POLITIKOFF

Rihapet sherri Arjola-Renada Caci, aktoret fyerje dhe ofendime me njëra-tjetrën

Rihapet sherri Arjola-Renada Caci, aktoret fyerje dhe ofendime me

Pak kohë më parë, kur Arjola ishte në BBV, aktorja e Portokallisë Renada Caci ka bërë një postim ku i kundërvihej Arjolës.

Kjo gjë nuk i ka shpëtuar motrës së Arjolës, e cila pati dhe një sherr virtual me aktoren e "Portokallisë" që njihet dhe si "Luzja".

Mbrëmë në "Goca dhe Gra", ka qenë e ftuar Arjola, ku u pyet për këtë situatë.

“Ajo është xheloze profesionalisht. Unë e kam patur shumë qejf, e së bashku me të dhe Albanën që e kam mikeshë, por ajo shpreh xhelozi. Unë s’kam gjë për ti thënë nëse ajo ka le të ma thotë mua,"- ka thënë aktorja.

Ndërkohë, Renada ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Arjolës. Ao u shpreh duke thënë:

“Kam 13 vjet që bëj rolet e mia. Xheloze unë për dikë? Aq më tepër për filane, më vinte për të qeshur. Kështu që vajzë e mbarë rri urtë ose ik nga ke ardhur. Mos më përmend nëpër emisione.”

Të fundit