Flash News

POLITIKOFF

Rikthehet pas 30 vitesh në kinematë shqiptare filmi “Larg Barbarëve”

Rikthehet pas 30 vitesh në kinematë shqiptare filmi “Larg

Filmi shqiptaro-francez “Larg Barbarëve” rikthehet në kinematë shqiptare pas 30 vitesh. “Liones des Barbares” ose “Larg barbarëve” është film i vitit 1994 dhe risillet në Shqipëri nga aktori Timo Flloko.

Aktori ka treguar në Euronews Albania emocionet dhe përjetimet për rikthimin e filmit.

“Un jam një aktor, ndjesitë janë sa njerëzorë aq sa profesionale.  Un e pash filmin para disa kohësh, ndonjëherë humbasin filmat, mbeten në harresë dhe e mira e kësaj shfaqje ishte që u shfaq pas 30 viteve dhe pati përsëri ato emocione”, Timo Flloko.

Me regji nga Liria Begaj dhe shkrimtarë, Philippe Barassa, filmi prek tematika sociale universal dhe aktuale ende sot për shoqërinë tonë.

Historia e Zanës, është historia e shumë vajzave dhe djemve shqiptar, që kanë humbur gjurmët e prejardhjes së tyre për shkak të largimit nga atdheu.

Pjesë e këtij filimi janë aktorë të mirënjohur të kinematograifsë shqiptare e franceze si: Dominique Blanc, Ronald Guttman, Fraçoise Bertin, Luiza Xhuvani, Xhevdet Ferri, Piro Mani dhe Sulejman Pitarka.

Të fundit