Flash News

POLITIKOFF

Rikthehet pas shumë vitesh, Arben Derhemi ndan foto me personazhet e 'Njerëz dhe Fate'

Rikthehet pas shumë vitesh, Arben Derhemi ndan foto me personazhet e
Rikthimi i serialit hit shqiptar "Njerëz dhe Fate" është tashmë fakt i kryer. Jo shumë ditë më parë aktori Arben Derhemi i cili luante rolin e Florit publikoi në rrjetet sociale një foto me Robert Ndrenikën, i cili luante rolin e babait të tij në serial, Durimi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arben Derhemi (@arben.derhemi)

Që prej përfundimit të serialit, fansat e serialit kanë pritur që të rikthehet, me aktorët protagonistë që gjatë viteve e kanë pranuar se do donin po ashtu t'i riktheheshin roleve të tyre. Dhe më në fund dëshira u është plotësuar. Derhemi ka publikuar një tjetër foto, ku ai shfaqet pranë Erës, motrës së tij në serial (Eni Jani Fuga) dhe dajës shef policie (Alfred Trebicka), ndërsa shkruan bashkëngjitur: “Gjithçka është ok…përgatitjet vazhdojnë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arben Derhemi (@arben.derhemi)

Kur telenovela “Njerëz dhe Fate” filloi transmetimin e saj në TVSH, “mbërtheu” para ekranit pafund shqiptarë që prisnin plot ankth e frikë se çfarë do të ndodhte me fatin e personazheve të tyre të preferuar.  Nuk dihet nëse ngjarjet do të rimerren dhe do të vazhdohen në kohën që u ndërprerën apo do tregojnë vazhdimin e tyre në ditët e sotme.

Të fundit