Flash News

POLITIKOFF

Rikthehet "Sunny Hill Festival", mësohen detajet e para

Rikthehet "Sunny Hill Festival", mësohen detajet e para

Festivali më i madh i muzikës në Kosovë dhe rajon, Sunny Hill Festival, do të rikthehet këtë vit pas dy vitesh pauzë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Festivali që ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm në edicionet e mëparshme dhe ka bërë bujë të madhe, do të mbahet këtë vit më 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Konfirmimi është bërë e ditur nga faqja zyrtare e festivalit në Instagram, ku dhe janë zbuluar datat që do të mbahet Sunny Hill Festival.

Ende nuk dihet kush do të jenë të ftuarit special, por Dua Lipa më parë ka rrëfyer se do ketë emra shumë të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare të muzikës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)

Të fundit