Flash News

POLITIKOFF

Rikthimi i Ben Affeck me JLo: Ja kush i gëzon ‘meritat’

Rikthimi i Ben Affeck me JLo: Ja kush i gëzon ‘meritat’

Mamaja e Jennifer Lopez, Guadalupe Rodriguez ka folur si rrallëherë për raportin e vajzës së saj me aktorin Ben Affleck, duke u përqëndruar tek rikthimi i tyre i shumëpërfolur.

Rodrgiuez mesa duket na zbuloi se ka patur një ndikim shumë të madh pozitiv mbi ribashkimin e tyre, që sipas saj, ka ndodhur prej lutjeve të sinqerta. Ajo u shpreh se kishte besim që çifti do të rikthehej, duke thënë se është lutur për 20 vjet.

“E dija se ata do të ktheheshin gjithmonë bashkë, sepse jam lutur për 20 vjet”- ka zbuluar mamaja e Lopez në një intervistë për “US Today”.

Rikujtojmë se dasma mes Jennifer Lopez dhe Affleck e planifikuar për vitin 2003 nuk ndodhi kurrë. Megjithatë, në pranverën e vitit 2021, çifti ringjallën romancën e tyre dhe u martuan në vitin 2022.

Të fundit