Flash News

POLITIKOFF

Rikthimi në muzikë i Luiz Ejllit, artistët me të cilët do të sjellë bashkëpunime

Rikthimi në muzikë i Luiz Ejllit, artistët me të cilët

Bashkëpunimin e pare pas rikthimit në muzikë, Luiz Ejlli e bëri me Donald Veshajn. Dy djemtë publikuan ditën e djeshme një projekt shumë ritmik të quajtur “Dy shotsa”.

Por, lista e bashkëpunimeve të Luizit qenka shumë e gjatë. I ftuar mbrëmjen e djeshme në "Më lër të flas", Luizi tha se ky ishte vetëm fillimi dhe tani po ecën "me mend në kokës", sa i takon karrierës së tij, teksa po menaxhohet nga profesionistë dhe është duke mbyllur datat e koncerteve të cilat sipas tij janë të shumta.

Po ashtu, ai konfirmoi se do të sjellë disa bashkëpunime gjatë kësaj kohe me disa prej emrave më në zë të momentit.

Kështu, Luizi tha se pret që bëjë këngë me Noizyn, me Stinen, Elvana Gjatën e Ylli Limanin, por nuk përjashtohen edhe surprizat e tjera.

Të fundit