Flash News

POLITIKOFF

"Ringjallja" mund të jetë kuptimi që fshihet pas fustanit të Meghan Markle në intervistën me Operah Winfrey

"Ringjallja" mund të jetë kuptimi që fshihet pas

Një nga temat më të diskutuara është dalja që Harry dhe Meghan Markle kanë bërë tek Operah Winfrey, intervistë e cila do të transmetohet të dielën në CBS.

Kjo është dalja e parë e çiftit ku flitet për Pallatin Mbretëror dhe të vërtetat. Siç dihet tashmë, Meghan Markle ishte e sulmuar nga mediat britanike dhe Pallati Mbretëror nuk e ka mbrojtur njësoj siç bën me Kate Middleton.

Në disa fragmente të shkurtra që janë publikuar, Meghan dhe Harry tregojnë për arsyet e vendimit të tyre si dhe Meghan thotë se janë të vetëdijshëm që pas kësaj interviste se do humbasin shumë gjëra.

Për këtë intervistë, 39-vjeçarja ka zgjedhur një fustan që ka një kuptim  të veçantë. Fustani i zi i stilistit të famshëm Giorgio Armani, sipas mediave të huaja ka kuptimin e ringjalljes.

"Ringjallja" mund të jetë kuptimi që fshihet pas

Siç dihet, lulja e lotusit, është një simbol i njohur në hinduizëm dhe ikonografi në Hindu, që përfaqëson shkëlqim shpirtëror, rritje dhe rilindje. Kjo mund të ketë lidhje me vendimin e tyre për t`u tërhequr nga detyrat mbretërore.

"Ringjallja" mund të jetë kuptimi që fshihet pas

Të fundit