Flash News

POLITIKOFF

Risitë që sjell Whatsapp me funksionet e reja

Risitë që sjell Whatsapp me funksionet e reja

WhatsApp, një nga aplikacionet më të përdorura të mesazheve në botë, po përgatitet të prezantojë një seri karakteristikash të reja për përdoruesit e tij.

Risitë që sjell Whatsapp me funksionet e reja

Risia e fundit e WhataApp është fshirja automatike e çdo mesazhi në biseda. Kjo karakteristikë do të jetë në dispozicion shumë shpejt në versionin Beta. Por si funksionon?

Risitë që sjell Whatsapp me funksionet e reja

Mesazhet që merren ose dërgohen në çdo bisedë do të fshihen automatikisht pas një periudhe të caktuar kohe, të vendosur sipas preferencave nga çdo përdorues. Periudha varion nga 24 orë në 7 ditë. Mesazhet që fshihen vetë janë një nga funksionet e para të konfirmuara për të ardhmen e WhatsApp.

Risitë që sjell Whatsapp me funksionet e reja

Përveç mesazheve, edhe mediat mund të vetë-fshihen. Kjo është karakteristikë tjetër që do të vijë së shpejti në WhatsApp. Përdoruesit e versionit beta do të jenë gjithashtu në gjendje të përdorin funksionin që ju lejon të shihni përmbajtjen e një medie (foto/video) në një bisedë, e cila do të zhduket përgjithmonë pasi e keni parë një herë. Kjo funksionon njësoj si dërgimi i fotove dhe videove të përkohshme në Instagram Direct.

Risitë që sjell Whatsapp me funksionet e reja

Ndër risitë më të shumëpritura është funksioni që ju lejon të përdorni të njëjtën llogari në shumë pajisje në të njëjtën kohë. Mark Zuckerberg zbuloi se kjo gjë do të lejojë përdoruesit ta përdorin të njëjtën llogari në 4 pajisje. Karakteristika do të mund të jetë e disponueshme për të gjithë deri në fund të verës.

 

 

Të fundit