Flash News

POLITIKOFF

Rita Ora ndër më të komentuarat në Eurovizion, mesazhi i veçantë i performancës së saj

Rita Ora ndër më të komentuarat në Eurovizion, mesazhi i

Rita Ora ishte ylli i mbrëmjes në gjysmëfinalen e pare të ‘Eurovision’. Këngëtarja 32 vjeçare ishte e ftuar në festivalin europian ku performoi disa nga hitet e saj më të mëdha në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit.

Rita performoi edhe këngën e saj të re “Praising You” për herë të parë live në ngjarjen e shumëpritur në një performancë spektakolare së bashku me 54 kërcimtarë. Ajo kishte veshur një fustan të zi që më pas u kthye në një korse që i dha lirshmërinë e duhur për të dhuruar një super performancë. Vëmendje mori fakti që Rita e nisi perfromancën e saj me një balerinë 12-vjeçare nga Ukraina. E vogla jeton në Warrington që nga viti 2022 kur nisi edhe lufta në shtetin e saj. Sofia hapi performancën e Ritës duke luajtur me një top, që përfaqëson humbjen e fëmijërisë për refugjatët.

Rita Ora ndër më të komentuarat në Eurovizion, mesazhi i

Në një status në mediat sociale Rita shkroi: “Kjo është Sofia – një kërcimtare dhe refugjate nga Rivne, në veriperëndim të Kievit. Ajo jeton në Warrington që nga viti 2022. Për mua, Sofia përfaqëson forcën dhe shpresën në këto kohë të trazuara, tragjike dhe të ndryshueshme. Ne nuk duhet të harrojmë privilegjin që ka Mbretëria e Bashkuar për të luajtur rolin e saj si komb pritës në ‘Eurovision 2023’ për Ukrainën pasi Orkestra Kalush fitoi konkursin vitin e kaluar. Gjendja e familjes së Sofias më kujton udhëtimin e jashtëzakonshëm nëpër të cilin kaloi familja ime kur isha në moshën e saj dhe se si do t’i jem përgjithmonë mirënjohës Mbretërisë së Bashkuar që na tregoi mirësi dhe dhembshuri. Sofia hap performancën time këtë mbrëmje duke luajtur me një top, që përfaqëson humbjen e fëmijërisë për këta refugjatë të varfër. Shpresoj që ky konkurs i mrekullueshëm i këngës të hapë zemrat në të gjithë Evropën dhe botën. Të duam Ukrainë, të gjithë do të performojmë sonte, për ty”. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by raquel (@ritaora.portugal)

Të fundit