Flash News

POLITIKOFF

Rita Ora: Pandemia më bëri të ndihem e izoluar muzikalisht

Rita Ora: Pandemia më bëri të ndihem e izoluar muzikalisht

Rita Ora pas kritikave të shumta për shkak të thyerjes së karantinës disa herë, ka qenë në qendër të mediave dhe fansave.

Mbrëmë, Rita ka publikuar një video me prapaskenat e xhirimeve të EP-së (mini-albumit) të saj më të fundit, “Bang”.

Rita ka treguar se për shkak të pandemisë, ndihej e izoluar muzikalisht:

“Është vërtet e mahnitshme dhe me të vërtetë mirë të jesh përsëri në një studio aktuale dhe të jesh pranë instrumenteve. Unë gjithashtu mund të kërcej nga energjia e njerëzve. U bë paksa e çuditshme dhe të mos gënjej, muzikalisht u ndjeva e izoluar, gjë të cilën nuk e kam provuar kurrë më parë. Kjo vërtet më bëri të shkruaj dhe të mendoj shumë për atë që dua të bëj në këtë aspekt.”

Lidhur me projektet e reja, këngëtarja shqiptare nga Kosova tha:

"Dhe ja ku jemi, shtatë këngë dhe gati po bëjmë një mini-film. Është vërtet emocionuese, unë kurrë nuk kam bërë diçka të tillë më parë.”

Të fundit