Flash News

POLITIKOFF

Rita Ora përlotet në "The Voice of Australia" teksa flet për betejën e së ëmës me kancerin

Rita Ora përlotet në "The Voice of Australia" teksa flet

Rita Ora është përlotur teksa ka folur në "The Voice of Australia" për betejën e nënës së saj me kancerin e gjirit.

Këngëtarja foli për këtë temë e nxitur nga konkurrentja Aleisha Gam, e cila ia kushtoi performancën live nënës së saj që po lufton me kancerin për dy vitet e fundit.

Këngëtarja 31-vjeçare nga Kosova tha:

“Unë e di se çfarë ndjesie është të kesh një lloj lidhjeje me një këngë, dhe më pas ai kujtim qëndron gjithmonë me ty. Mamaja ime gjithashtu kishte kancer. Kur ajo shkonte të merrte trajtimin e saj dhe po i binin flokët, ne ishim adoleshente."

"Ishte vërtet e çuditshme të shihje mamanë tënde, si të mos ishte super heroina që kishte qenë gjithmonë. Për shkak se nuk mendon se prindërit e tu do të thyhen para teje, e kuptoni çfarë dua të them? Dhe pastaj do duhet t’i bashkosh. Nuk mundem të flas,"- përfundoi këngëtarja e cila nuk i mbajti dot lotët.

Të fundit