POLITIKOFF

Rita Ora pranon që është martuar me regjisorin Taika Waititi

Rita Ora pranon që është martuar me regjisorin Taika Waititi

Rita Ora më në fund konfirmoi se është martuar me partnerin, regjisorin e njohur Taika Waititi, duke e përshkruar dasmën si 'perfekte' dhe 'ditë të veçantë'.

Këngëtarja, po fliste në Heart Radio Breakfast për të promovuar këngën e saj më të fundit You Only Love Me, pak pasi pozoi topless për të festuar publikimin. Rita tha: "Po jam e martuar. Jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe më shumë për vete."

Për sa i përket mbiemrit, Rita u shpreh se është ende pavendosur nëse do të marrë apo jo mbiemrin e partnerit, pasi pas 'Ora' qëndron një punë e madhe e saj.

Mesa duket këngëtarja ka marrë vendimin t'i përgjigjet çdo pyetjeje që ka qaarkulluar në rrjet për një kohë të gjatë.

Të fundit