Flash News

POLITIKOFF

Rita Ora tregon se takimi i saj i parë me Madonna-n ka qenë i sikletshëm dhe qesharak

Rita Ora tregon se takimi i saj i parë me Madonna-n ka qenë i

Rita Ora ka qenë mbrëmë e ftuar në  emisionin “Tonight Show Starrring Jimmy Fallon”, ku ndër të tjera ka treguar dhe për takimin e saj të parë me mbretëreshën e popit, Madonna-n, që është dhe artistja e preferuar për këngëtaren shqiptare.

Rita tregoi se njohja me Madonna-n ndodhi gjatë viteve të saj të para të karrierës, teksa ishte duke u marrë me një fushatë veshjesh për këngëtaren e hitit “Vogue”:

“Ajo më bëri të gjeja dritën time. Dhe për ta bërë këtë na u desh të gjunjëzoheshim në dysheme. Dhe mendova se ishte ‘Like a Prayer’ (si një shans) që po më jepej mua në jetën reale. Më duhej të shkoja dhe të merrja frymë në tualet para se ta takoja atë. Kjo ndodhi në fillimet e mia në karrierë. Dhe unë po merresha me një fushatë për Madonna-n, një linjë veshjesh… pastaj ajo erdhi më takoi dhe unë e adhuroja dhe thjesht nuk mund të mbushesha me frymë. Pastaj Madonna erdhi tek unë dhe më tha ‘Kjo nuk është jeta ime, le të ulemi poshtë’ dhe ma bëri me shenjë që të uleshim në dysheme. Dhe unë mendoja me vete ‘Çfarë, çfarë po ndodh?’. Dhe kështu bëmë. Unë thashë me vete çfarëdo që të thotë do e bëjmë."

 

Të fundit